TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vitet e fundit, INSTAT ka nisur të publikojë treguesit e varfërisë dhe privimit material të fëmijët nën 16 vjeç.
Metodologjia e matjes së këtij treguesi është ndërtuar bazuar në metodologjinë e Bashkimit Europian ku matet disponueshmëria e 13 treguesve që kanë të bëjnë me të veshurit dhe të ushqyerit normal.
Ekspertët e INSTAT, Majlinda Nesturi dhe Blerta Muja, në një studim të tyrin që nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të INSTAT gjetën, se mbi 97% e familjeve nuk mund të plotësonin normat në veshje dhe ushqim standard për fëmijët deri në 16 vjeç (shih grafikun bashkëngjitur).
Ekspertët i morën rezultatet e privimit material për fëmijët në pyetjet në nivel familje dhe u morën përgjigje nga të anketuarit e familjeve për të gjithë fëmijët anëtarë të asaj familje, nën 16 vjeç për të paktën 13 zëra si më poshtë:
Për secilin nga zërat u gjet se mbi 90% nuk mund t’i plotësonin, por hendeku më i lartë u vu re në mundësinë për t’i veshur me rroba të reja.
Gati 99,9% e familjeve pohuan se nuk plotësojnë pothuajse të gjitha nevojat e fëmijëve me rroba të reja. 99.9% e familjeve pohuan se fëmijët e tyre kanë nevoja të paplotësuar për së paku dy palë këpucë ose sandale të përshtatshme. 99.1% e familjeve pohuan se e kanë të pamundur që të ushqejnë më mish së paku një herë në ditë fëmijët e tyre. 99% e familjeve më fëmijë kanë pohuar se nuk plotësojnë nevojat./Monitor/