TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Java e tretë në Seria A ka konfirmuar shumë për ecurinë që pritet të ketë ky sezon. “Tuttomercatoweb” ka publikuar formacionin më të mirë të javës, teksa pjesë e saj është edhe një shqiptar, Etrit Berisha.
Portieri i Atalantës bëri një paraqitje të shkëlqyer në suksesin e parë për këtë sezon në Seria A për ekipin e Gasperinit. Portieri i kombëtares është vlerësuar për reflekset e tij, ndërkohë që nuk ka aspak faj në golin e pësuar. Berisha po kalon një moment të artë, teksa kujtojmë që në sezonin e fundit ka kontribuar shumë për ta çuar bergamaskët në Europa League.
“Berisha 7 – I jashtëzakonshëm në fund, kur mbron avantazhin me dy ndërhyrje të shkëlqyera ndaj Raguzës dhe Açerbit, vlerësimi i “Tuttomercatoweb”.
Në 11-shen më të mirë nuk mungon as Dybala dhe Immobile, të cilët janë dy futbollistët më të mirë të kësaj jave.