TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juristja Eni Çobani ka folur së fundmi në lidhje me dhunën e ushtruar nga burrat drejt grave. E ftuar në emisionin “Shqipëria live”, Çobani tha se Brenda grave të njohura dhe të botës spektaklit ka raste që sulmojnë dhe shajnë njëra-tjetrën.
“Në këto rrethet e grave të famshme ka një luftë të brendshme që këtu qeshin dhe në momentin që largohen shajnë. Luftojnë njëra-tjetrën. Jo vetëm në Shqipëri, sepse ekziston gjithandej një frymë xhelozie mes grave,”– u shpreh juristja.
E pyetur për rastet e dhunës që i kanë shkuar në zyrë, Çobani tha se nuk jepte dot emra, por pohloi që ka pasur të tilla. Ajo shtoi më tej se i ngjethet mishi kur kujton ato gra që gdhihen mes lotësh dhe durojnë dhunën, vetëm për të mbajtur familjen e bashkuar.
“Ka të bëjë me etikën time profesionale, dhe emra normalisht nuk jap. Tani që kthej këtë përgjigje me rrëqethet mishi. Shumë gjëra nuk dihen, shihet vetëm ai shkëlqimi në ekran dhe buzëqeshja, por askush nuk di atë mbrëmjen me lot dhe atë gdhirjen e vështirë. Dhe unë mendoj se ato gra janë heroinë. Ato arrijnë ta mbajnë të bashkuar një familje, që ndoshta nuk është e vërtetë. Unë dua t’i përgëzoj sepse femrat ndonjëherë tregohen të pangopshme, për gjërat që duan të arrijnë sepse nuk vlerësojnë ato që kanë,”– përfundoi Eni Cobani.
https://www.youtube.com/watch?v=fULVjbb65No