LIFESTYLE, 30 Janar 2020, 20:51

Enca tregon se a është në lidhje

Enca tregon se a është në lidhje

Enca ka thyer heshtjen duke u përgjigjur nëse ështe në lidhje apo jo. Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin ‘Soiree’ me Jonida Shehun për të treguar disa nga prapaskenat e projektit të tij më të fundit kinematografik. Përpos tij, në emision ishin ftuar disa nga aktorët e filmit, ndër ta këngëtarja e njohur, Enca pjesëmarrja e të cilës është diskutuar shumë dhe ka marrë vëmendjen maksimale. Përpos faktit që foli për eksperiencën e saj të parë si aktore në një film, ajo ka folur edhe për jetën e saj personale. E pyetur nga Jonida Shehu nëse ajo është ‘single’, Haxhiu ka pranuar që po dhe askush nuk është në zemrën e saj. “Në film isha e lidhur, por pastaj isha “single”, sepse e lashë se nuk kishte shumë “followers”. Ndërsa në jetën reale, po ashtu jam “single’”, ka treguar këngëtarja e njohur Enca.
 
View this post on Instagram
 

Enca e thotë hapur në Soirée që është single dhe jo në një lidhje ☺️ @enca ? @jonida.shehu @topchannelalbania

A post shared by Soirée (@soiree_topchannel) on