LIFESTYLE, 29 Janar 2020, 21:36

Hidhet shorteu/ Ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovizion 2020

Hidhet shorteu/ Ja kur do të performojë Shqipëria në

Këtë vit festivali i madh i Eurovizionit do të mbahet në Hollandë. Pesë vendet që do të hyjnë automatikisht në finale janë Gjermania, Italia, Franca, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar. Kjo pasi këto vende janë kontribuesit më të mëdhenj financiarë të Unionit Europian të Transmetuesve që prodhon Eurovizionin. Po ashtu, automatikisht në finale shkon edhe Hollanda, si fituese e vitit të kaluar shkruan Class.Më në fund, është hedhur edhe shorti që vendos se kur do të performojë secili shtet. Shqipëria, e përfaqësuar nga Arilena Ara me këngën “Shaj”, do të performojë në pjesën e dytë të gjysmëfinales së dytë.

Renditja e plotë vijon si më poshtë.

Nata e parë gjysmëfinale

Gjysma e parë:

Maqedonia e Veriut

Bjellorusia

Lituania

Suedia

Sllovenia

Australia

Irlanda

Rusia

Gjysma e dytë:

Norvegjia

Qipro

Kroacia

Azerbajxhani

Malta

Izraeli

Ukraina

Rumania

Belgjika

Nata e dytë gjysmëfinale

Gjysma e parë

Austria

Moldavia

Polonia

San Marino

Serbia

Islanda

Republika Çeke

Greqia

Estonia

Gjysma e dytë:

Danimarka

Bullgaria

Zvicra

Finlanda

Armenia

Letonia

Gjeorgjia

Portugalia

Shqipëria