LIFESTYLE, 29 Janar 2020, 16:12

Eurovision 2020, datat për Shqipërinë dhe shtetet e tjera (FOTO)


Chantal Janzen, aktore, këngëtare dhe moderatore, Edsilia Rombley, këngëtare dhe moderatore dhe Jan Smit, këngëtar ishin të përzgjedhurit në Rotterdam, të cilët hodhën shortin për performancat e këngëtarëve që do të ngjiten në skenën e Eurovision 2020.

Në pjesën e parë të shortit, u përcaktuan se në cilën gjysmëfinale do të votojnë Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Hollanda. Pesë shtetet, përveç Hollandës, quhen si Big5 dhe u garantohet kalimi automatikisht në finalen e Eurovision, pasi janë kontribuesit më të mëdhenj financiarë të Unionit Europian të Transmetuesve që prodhon Eurovision Song Contest. Përpos kësaj, në finale shkon automatikisht edhe Hollanda, vendi mikpritës i Eurovision 2020, caktuar nga fitorja e një viti më parë.

Përsa i përket Shqipërisë, Arilena do të performojë në gjysmën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale.

Nata e parë gjysmëfinale

Gjysma e parë:

Maqedonia e Veriut

Bjellorusia

Lituania

Suedia

Sllovenia

Australia

Irlanda

Rusia

Gjysma e dytë:

Norvegjjia

Qipro

Kroacia

Azerbajxhani

Malta

Izraeli

Ukraina

Rumania

Belgjika

Nata e dytë gjysmëfinale

Gjysma e parë

Austria

Moldavia

Poloni

San Marino

Serbia

Islanda

Republika Çeke

Greqia

Estonia

Gjysma e dytë

Danimarka

Bullgaria

Zvicra

Finlanda

Armenia

Letonia

Gjeorgjia

Portugalia

Shqipëria