TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy vite më parë, nisi një sherr virtual midis Rudina Magjistarit dhe Ermal Mamaqit.
Gjithçka filloi në emisionin e Mamaqit, “Xing me Ermalin”, ku ishte e ftuar këngëtarja Tuna Sejdiu.
Në emisionin e tij, Ermali kishte një rubrikë të titulluar “Pyetja për Rudinën”, ku i pyeste të ftuarit nëse kishin dëshirë të shkonin në emisionin e pasdites në “Klan”.
Pas kësaj pyetjeje, Tuna jo vetëm që nuk pranoi, por e argumentoi me tone tallëse, se nuk ka shkuar asnjëherë dhe do e shtyj këtë ftesë edhe për 10 apo 20 vitet e ardhshme të karrierës së saj.
Kjo intervistë është parë si një lloj ironie për emisionin e pasdites, ndaj Rudina nuk e la pa një përgjigje si Tunën, ashtu dhe Ermal Mamaqin.
Mirëpo, duket se gjërat mes tyre janë sqaruar dhe këtë e ka treguar postimi i fundit i Rudinës në InstaStory.
Ajo ka qenë sot e pranishme në premierën e filmit “I love Tropoja” të Ermal Mamaqit, dhe madje e ka ‘duartrokitur’ aktorin për projektin e tij të ri.
Pra, dy vite pas sherrit, Ermal Mamaqi dhe Rudina Magjistari më në fund kanë bërë paqe!
