AKTUALITET, 19 Qershor 2020, 10:00

Rama nxjerr pamjet e projektit, si do jetë Aeroporti i Kukësit

Rama nxjerr pamjet e projektit, si do jetë Aeroporti i Kukësit


Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga projekti i Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit.

Kreu i qeverisë tha se për këtë projekt vijon puna, ndërsa shtoi se vitin që vjen në këtë aeroport do të ulet avioni ‘Migjeni’.

Postimi:

MIRËMËNGJES ?

me disa pamje nga projekti i Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, ku vijon intensivisht puna me objektivin që vitin e ardhshëm të ulim “Migjenin” me grupin e parë të pasagjerëve, të cilët do të përzgjidhen mes atyre miqve të kësaj faqeje, të cilët e kanë përqeshur më shumë këtë projekt dhe s’më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra?