LIFESTYLE, 21 Korrik 2021, 10:21

Një baba i përkushtuar, Orinda publikon videon e ëmbël të Turit me të bijën

Orinda Huta dhe Turjan Hysko po shijojnë ditët më të lumtura pas ardhjes në jetë të vogëlushes, Atara pak ditë më parë.

Lajmin se janë bërë prindër për herë të parë e dha vetë Turi ndërsa nuk nguroi të prezantonte menjëherë me publikun dhe portretin e saj.

Gjatë këtyre ditëve, ata kanë qenë mjaft aktivë dhe kanë publikuar momente të këndshme.

Së fundmi, ka qenë Orinda e cila ka ndarë në Instagramin e saj një video të ëmbël të bashkëshortit ku shihet duke mbajtur në kraharor të voglën e tij.