AKTUALITET, 24 Qershor 2020, 21:29

E rëndë në Gjirokastër, kërcënon me thikë familjarët, plagos në gjoks policin në momentin e ndërhyrjes

E rëndë në Gjirokastër, kërcënon me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjirokastër. Një person, i cili dyshohet të ketë probleme mendore, është konfliktuar me familjarët e tij, duke i kërcënuar me thìkë.

Familjarët kanë njoftuar policinë, e cila ka ndërhyrë për të neutralizuar agresorin, por ky i fundit ka plagosur një polic me thìkë në gjoks. Mësohet se polici E. L. ndodhet në spital, në reanimacion.

Ndërkohë, efektivët kanë arritur të arrestojnë agresorin K. Ahmetaj.