AKTUALITET, 24 Qershor 2020, 18:42

Emërime të reja në kabinetin ‘Rama’, drejtorja e Rinisë në Bashkinë e Tiranës bëhet zv.ministre e Arsimit

Emërime të reja në kabinetin ‘Rama’, drejtorja e

Këshilli i Ministrave ka vendosur emërimin në postin e zëvendësministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, drejtoren e Rinisë në Bashkinë e Tiranës, Aspasjana Kongo.

Aktualisht në Ministrinë e Arsimit janë tre zëvendësministra, Kostandin Shkurti, Nina Guga dhe Oltion Rrumbullaku.

V E N D I M

PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Aspasjana Kongo emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.