AKTUALITET, 24 Qershor 2020, 18:37

Hashim Thaçi anulon fluturimin në Uashingon, pas akt-akuzës nga Gjykata e Hagës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka anuluar fluturimin e të shtunës drejt Uashingtonit, pas vendimit të Gjykatës së Hagës për të ngritur akt-akuzë kundër tij dhe Kadri Veselit, për krime lufte.

Kështu ka konfirmuar në rrjetin social ‘Twitter’ i dërguari special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Unë e respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutimet, derisa të zgjidhen çështjet ligjore të këtyre pretendimeve”, ka thënë Grenell.