SPORT, 22 September 2026, 17:15

E PAPRITUR/ Duhej të vinte sot në grumbullimin e Kombëtares, Balliu nuk niset drejt Shqipërisë

E PAPRITUR/ Duhej të vinte sot në grumbullimin e Kombëtares,

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur shërbimet e një tjetër futbollistit, të paktën për momentin, sipas asaj që bën të ditur FSHF.

Mbrojtësi ivan Balliu, për të cilin ishte bërë e ditur se do të mbërrinte sot në vendin tonë, nuk ka udhëtuar drejt Shqipërisë. Sipas FSHF, kjo ka ardhur për shkak të një dëmtimi të cilin lojtari po e rikuperon në klubin e tij. Vetëm nëse ai do arrijë të rikuperohet, do të bashkohet me ekipin.

“Balliu i është nënshtruar rezonancës magnetike, e cila ka evidentuar një dëmtim në kyçin e këmbës dhe ka nisur programin e rehabilitimit pranë klubit të tij. Stafi mjekësor i Kombëtares shqiptare është në komunikim të vazhdueshëm me stafin mjekësor të Rajo Vajekanos për të ndjekur nga afër gjendjen e lojtarit dhe ecurinë e rikuperimit të tij.

Nëse situata do të përmirësohet në ditët në vijim, Balliu do të bashkohet me grupin e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Maran për ndeshjet e radhës të Kombëtares”, shkruhet në njoftimin e FSHF.