TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pauza 3 javore e kampionatit për ndeshjet e kombëtareve prek kalendarin e të gjitha skuadrave në një mënyrë apo tjetrën dhe këtu përfshihet edhe Barcelona.
Klubi katalanas që do të jetë pa 16 futbollistë të saj për këtë arsye, ka një pengesë të rëndësishme përpara në të gjitha aspektet dhe jo vetëm në atë sportiv, por edhe në atë të programimit të ngarkesës së punës dhe planifikimit të rikuperimit të lojtarëve.
Në një situatë të tillë, kur ndeshja e radhës do të luhet në 10 tetor kundër Getafes në Spotify Camp Nou, Flick mori situatën në dorë dhe mori disa vendime të rëndësishme. Sipas asaj që publikon e përditshmja spanjolle AS, trajneri gjerman vendosi t’u japë 9 ditë pushim futbollistëve që do të qëndrojnë në Barcelonë. Duke marrë në konsideratë se 4 lojtarë janë të dëmtuar(Frenkie de Jong, Joan García, Roony Bardghji dhe Andreas Christensen) dhe që do të punojnë me riaftësimin e tyre, do të jenë pjesa tjetër e lojtarëve që do të shijojnë këto pushime mëse të merituara dhe bëhet fjalë për Gabriel Jesus, të cilit i bashkohen Ëojciech Szczensy, Alejandro Balde, Gerard Martín, Gavi dhe Brian Fariñas.
Kështu që këtë javë futbollistët katalanas do të stërviten vetëm për 4 ditë, për t’u kthyer në qendrën stërvitore në 5 tetor. Në këtë ditë Flick nuk do të ketë ende të gjithë futbollistët e grumbulluar me kombëtaret respetktive. Vlen të përmendim se vetëm Spanja ka në radhët e saj 7 futbollistë blaugrana me La Rojan që do të luajë në 6 tetor ndeshjen e katërt të Nations League ndaj Kroacisë.