TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Itali gjatë ditës së sotme janë shtuar 587 raste të reja me koronavirus dhe izolimi si duket po i bën njerëzit që të bëjnë “marrëzira”.
Sipas mediave italiane një 50-vjeçar, banues në një komunë të Padovas, një zonë jo pak e prekur nga Covid-19, ishte larguar nga karantina për të bërë ski në Trentino. Sipas raportimit të mediave, askush nuk e kuptoi se çfarë kishte ndodhur derisa 50-vjeçari u rrëzua dhe mori fraktura në femur.
Më pas, rasti u raportua në polici dhe burri mori kujdes shëndetësor, por edhe u testua për koronavirusin. Pas kontrolleve të kryera ai rezultoi i pastër.
Në spital, si në dhomën e emergjencave ashtu edhe tek radiologjia, raportohet të jenë marrë masat e duhura mbrojtëse në rast se 50-vjeçari mund të ishte i infektuar.
Pas tre ditëve në spital, “i arratisuri” u lirua nga spitali dhe vazhdon procesin e shërimit në shtëpi.
Numri total i të infektuarve me koronavirus në Itali është 3,089 nga të cilët, 107 kanë humbur jetën dhe 276 të tjerë janë shëruar plotësisht.