AKTUALITET, 4 Mars 2020, 20:51

Ndiqet nga Policia e Elbasanit, shoferi i “Audi"-t braktis makinën

Ndiqet nga Policia e Elbasanit, shoferi i “Audi"-t braktis

Një person është shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit. Mësohet se gjatë pasdites së sotme ‘blutë’ e qytetit i janë vënë pas një makinë tip “Audi” me targa AA919YM, shoferi i të cilës nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar.

Pasi drejtuesi i mjetit ka pikasur se Policia po e ndiqte, ka braktisur mjetin në lagjen ‘Vullnetari’ dhe është larguar nëpër rrugicat e lagjeve të qytetit.

Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor po ushtrojnë kontrolle tek mjeti i braktisur, ndërsa po kërkohet edhe pronari i “Audit”.