AKTUALITET, 6 Qershor 2019, 22:50

Do të publikohen dosje të tjera? Rama: Të ishte për opozitën, duhet të isha nën dhe

Do të  publikohen dosje të tjera? Rama: Të ishte për

Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Real Story” u pyet nëse mendonte se do të publikoheshin përgjime të tjerë për qeverinë e tij.

Rama tha se po të ishte për opozitën e vendit, ai do të duhet të ishte nën dhe.

Biseda në studio:

Edi Rama: Po të më përgjosh mua, unë bërtas. Jam i drejtpërdrejtë.

Agron Gjekmarkaj: Jeni të sigurtë që nuk do të dalin dosje të tjera? Marr indicie nga opozita.

Edi Rama: Ajo që t’i thua opozitë është skandali më i madh. Po të jetë puna për ta unë duhet të isha nën dhe.