TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bes Kallaku ka reaguar pasi policia gjobiti administratorin e lokalit ku organizoi festën e 35-vjetorit të lindjes, pezulloi gjashtë efektivë policie për moskryerje të kontrollit të territorit si dhe pritet të ndëshkojë 30 të ftuarit në ceremoni, mes tyre dhe Presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi për thyerje të masave anti-covid.
Në një postim në rrjete sociale, aktori i humorit ka ironizuar vendimin e policisë teksa ka publikuar një foto krah Leonard Kokës, vëllait të ish-ministrit Lefter Koka, ku shkruan me ironi: “Flm që ishe dhe ti i pranishëm tek ditëlindja ime. Mos ma harroni këtë shokun. Ky do të paguajë dhe gjobën e Ijes.”