LIFESTYLE, 22 Nëntor 2020, 16:49

Bëja humor që babai të mos lëndonte nënën/ Will Smith tregon për jetën me babain e dhunshëm

Aktori i njohur, Will Smith ishte i ftuar në “Red Table Talk”, ku foli për jetën profesionale dhe personale të tij.

Ndër të tjera, ai foli për marrëdhënien e krisur të tij me babain.

Aktori tregoi, se tipi i tij gazmor, u krijua teksa përpiqej i sforcuar, të argëtonte babain e tij abuziv, që të mos e dëmtonte familjen e tij.

 “Babai im ishte i dhunshëm në shtëpi, kështu që një pjesë e tërë krijimit të Will Smith, shakatë, argëtimi, marrëzia, ishin për t’u siguruar që babai im ishte i kënaqur aq sa të mos lëndonte nënën time, ose askënd tjetër në shtëpi”, shpjegoi Will.

“Unë interpretoja, kërcëja dhe tregoja shaka, ndërkohë që njerëzit që argëtoheshin ishin mekanizmi im mbrojtës”, u shpreh aktori.

Image