AKTUALITET, 9 Shtator 2019, 16:10

Digjen disa banesa të braktisura në Vlorë

Digjen disa banesa të braktisura në Vlorë

Një zjarr ka rënë në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.

Nga flakët janë djegur disa banesa të braktisura midis pallateve. Banesat janë shumë pranë disa shtëpive të banuara dhe pallateve të zonës.

Nuk dihen rrethanat e zjarrit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse.