AKTUALITET, 9 Shtator 2019, 15:01

Dëshmia e Metës në Komision/ Edhe Bumçi si PD-ja: S’kam patur asnjë sinjal për djegien e parlamentit

Dëshmia e Metës në Komision/ Edhe Bumçi si PD-ja:

Pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh sot se nxorri dekretin për anulimin e zgjedhjeve, pasi kishte informacione se persona pranë PD do të digjnin godinën e Parlamentit më 8 qershor 2019, ka reaguar edhe ish-deputeti i PD-së Aldo Bumçi.

Teksa ishte i ftuar në “Fax News”, Bumçi deklaroi se nuk patur asnjë sinjal për djegien e parlamentit. “Nuk kam patur asnjë sinjal për djegien e parlamentit”, u shpreh Bumçi.

Ndërkohë, më herët reagoi edhe PD-ja ku deklaroi se nuk ka patur ndonjëherë dijeni, për një plan për djegien e Kuvendit.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë llogari sot për mbi dy orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor.

Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë. Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.