AKTUALITET, 6 Qershor 2019, 09:21

DETAJE/ Shkaktoi aksident me dy të plagosur, kapet 17-vjeçari

DETAJE/ Shkaktoi aksident me dy të plagosur, kapet 17-vjeçari


Policia e Hasit ka arrestuar një 17-vjeçar për shkak se shkaktoi aksidentin mëngjesin e djeshëm në zonën e quajtur “Ura”.

Izmir Luzhi duke drejtuar mjetin e tij pa patentë përplasi mjetin ku udhëtonte shtetasi Lulzim Peka dhe vajza e tij 13-vjeçare. Këta të fundit u dërguar dje në spitalin e Kukësit, ku morën ndihmën mjekësore.

17-vjeçari akuzohet për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë së Kukësit:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasi, I.L., 17 vjeç, banues në Krumë, Has.

Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Golf”, në aksin rrugorë Kukës-Krumë, në vendin e quajtur “Ura e Pekës”, është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin L.P., 39 vjeç, banues në Krumë.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve shtetasit I.L., L.P., si dhe pasagjeria shtetësja L.P., 14 vjeçe, (e bija e drejtuesit mjetit tip “Opel).

Të dëmtuarit ndodhen në spitalin Rajonal Kukës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.