TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka zbuluar prapaskenat e një darke me pronarin e Milanit, Xherri Kardinalen, tre vite më parë.
De Laurentis tregoi se gjatë takimit Kardinale kishte bërë disa deklarata me të cilat ai nuk ishte dakord. “Ai tha gjëra që, sipas këndvështrimit tim, nuk qëndronin. Nuk mund të mos kundërshtoja, përndryshe do të më duhej ta nxirrja jashtë”, u shpreh presidenti i Napolit.
De Laurentis kritikoi gjithashtu mënyrën e investimit të Kardinales dhe fondeve që qëndrojnë pas Milanit, duke argumentuar se ata veprojnë më shumë si financues që synojnë kthimin e investimit, sesa si sipërmarrës tradicionalë.
“Ky ishte një pronar që kishte kërkesat e një financieri dhe jo të një sipërmarrësi të vërtetë”, deklaroi De Laurentis.