TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dalin video të tjera nga ajo çfarë ndodh në plazhin e Vilë Bashtovës në Kavajë, ku qindra turistë të huaj janë stacionuar me rulota duke bërë plazh nudo, duke pirë lëndë narkotike apo duke bërë seks në grup.
Në shumë vende të Evropës, me qindra persona janë arrestuar ose gjobitur me shuma marramendëse për sjellje të padenja në publik. Situata të kësaj natyre janë hasur edhe në Shqipëri, më së fundi në grykëderdhjen e lumit Shkumbin, në afërsi të Vilë-Bashtovës.
Në videon bashkëngjitur më poshtë, të siguruar nga redaksia e “Lapsi.al”, shihet një grup pushuesish, që po konsumojnë lëndën narkotike “cannabis sativa”, mes të cilëve një vajzë është tërësisht e zhveshur.
Mesa duket, pushuesit kanë shfrytëzuar mbarimin e sezonit të verës dhe “shkretimin” e plazheve, për të ndenjur lirshëm dhe për të shijuar ditët e fundit të nxehta, duke dhuruar një show +18 në një ambient publik.
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/09/vi.mp4"][/video]