AKTUALITET, 6 October 2026, 17:20

Bujqësia në dorë të të moshuarve, Panajaja e vreshtave dhe ullinjve po humb traditën e saj 

Bujqësia në dorë të të moshuarve, Panajaja e vreshtave

Panajaja në Bashkinë e Vlorës, e njohur për prodhimet bujqësore, veçanërisht në vreshtari dhe ullinj, rrezikon që në vitet e ardhshme të humbasë identitetin e saj sa i takon këtyre prodhimeve bujqësore.

Nëse bujqësia do të ndalojë aktivitetin e saj, atëherë Panajaja rrezikon edhe braktisjen totale të zonës.  

Kjo pasi është e vetmja mundësi për të nxjerrë disa të ardhura financiare dhe që po mban disa banorë të moshuar.