BOTA, 17 Gusht 2025, 15:26

Von der Leyen konferencë me Zelenskyn: Ukraina duhet të jetë në tryezën e bisedimeve për paqen

Von der Leyen konferencë me Zelenskyn: Ukraina duhet të jetë

Presidenti ukrainas Volodymyyr Zelenskyy dhe presidentja e KE Ursula von der Leyen po mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në Bruksel.

Presidentja e Komisionit Evropian fillon dhe e bën këtë duke prekur ato që ajo i quan “pikat kryesore”.

“Së pari, duhet të kemi garanci të forta sigurie për të mbrojtur si Ukrainën ashtu edhe interesat jetësore të sigurisë së Evropës”, thotë ajo.

Ajo u shpreh se Ukraina “duhet të jetë në gjendje të mbështesë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”.

Ajo thotë se qëndrimi i Evropës është se “kufijtë ndërkombëtarë nuk mund të ndryshohen me forcë”.

Komenti vjen pas raportimeve se Putin bëri kërkesa territoriale në takimin e tij me Donald Trump të premten.

“Këto janë vendime që duhen marrë nga Ukraina dhe vetëm nga Ukraina. Dhe këto vendime nuk mund të merren pa praninë e Ukrainës në tryezë”, shton ajo.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky u shpreh se Evropa duhet të jetë e bashkuar për të arritur paqen.

“Është thelbësore që Evropa të jetë aq e bashkuar tani sa ishte kur filloi lufta në vitin 2022 dhe se kjo do të ndihmojë në arritjen e paqes së vërtetë”, u shpreh Zelensky.

“Putini ka shumë kërkesa, por ne nuk i dimë të gjitha”, shtoi ai.

Ai theksoi se do të duhet kohë për t’i shqyrtuar ato, por se është “e pamundur ta bësh këtë nën atë presion të armëve”.

Zelensky shtoi se një samit trepalësh midis Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së është i nevojshëm, por Rusia nuk jep “asnjë shenjë” se kjo do të ndodhë.

“Nëse Rusia refuzon, atëherë duhet të pasojnë sanksione të reja”, tha ai.

Zelensky tha po ashtu se është mirënjohës ndaj presidentit Trump dhe SHBA-së që ranë dakord të punojnë me Evropën për t’i ofruar Ukrainës garanci sigurie, por se “nuk ka detaje se si do të funksionojë kjo”.

“Ashtu si neni 5 i NATO-s, dhe ne e konsiderojmë anëtarësimin në BE si pjesë të garancive të sigurisë”, thotë ai.