TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka ftuar politikanët kryesorë evropianë që të marrin pjesë në takimin që pritet të zhvillohet të hënën me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Media gjermane BILD duke cituar burime qeveritare shkruan se kancelarit Friedrich Merz, kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron synojnë të koordinohen dhe të vendosin së bashku të dielën nëse dhe kush do të udhëtojë për në SHBA. Megjithatë, sipas burimit ata presin një ftesë zyrtare nga SHBA-ja.
Trump i ka ofruar Zelenskyyt mundësinë për të marrë me vete në SHBA politikanë evropianë. Por mesa duket nuk ka asnjë ftesë zyrtare. Takimi midis Trump dhe Zelenskyyt vjen pas samitit me udhëheqësin rus Vladimir Putin në Alaskë. Merz deklaroi se kishte nxjerrë një përfundim pozitiv nga samiti i Alaskës.
"Ky samit mund të jetë një sukses në rrugën drejt paqes në Ukrainë, me kusht që të ndërmerren hapat e duhur tani", tha ai.
"Kjo është një rrugë e mirë, por do të jetë ende e vështirë. Dhe mendoj se nuk duhet ta nënvlerësojmë këtë", tha Merz.