BOTA, 16 Gusht 2025, 22:13

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio Conti.

Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të erërave të forta, të cilat ndryshuan papritur drejtim, duke kërcënuar qytetin dhe duke rrezikuar banorët e zonës.

Kushtet e motit penguan ndërhyrjen e menjëhershme nga ajri, duke komplikuar operacionet e kontrollit.

Në vendngjarje shkuan disa ekipe zjarrfikësish, dhe flakët u pakësuan vetëm pas ndërhyrjes nga ajri. Ndërkohë që zona po monitorohen për të shmangur riaktivizimin e vatrës.