BOTA, 16 Gusht 2025, 20:29

Takimi Trump-Putin, Meloni: Është pozitive që në Ukrainë po krijohen hapësira të vogla për paqe!

Takimi Trump-Putin, Meloni: Është pozitive që në

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni është shprehur se e konsideron pozitive që në Ukrainë po krijohen disa hapësira të vogla për paqe. Duke komentuar takimin Trump-Putin në Alaskë, Meloni theksoi se marrëveshja duket ende e ndërlikuar, por e realizueshme. Ajo shtoi gjithashtu se vetëm Ukraina mund të negociojë, për sa i përket kushteve dhe territorit të saj".

Meloni gjithashtu tha se presidenti amerikan Trump solli përsëri në tryezë idenë italiane të garancive të sigurisë të frymëzuara nga Neni 5 i NATO-s. Ajo tha se propozimi fillon nga përkufizimi i klauzolës së sigurisë kolektive që do t’i lejonte Ukrainës të kishte mbështetjen e të gjithë partnerëve të saj - përfshirë SHBA-në - të cilët do të ishin të gatshëm të aktivizoheshin në rast të një sulmi të ri.

"E konsideroj pozitive që po krijohen disa hapësira të vogla për paqen në Ukrainë. Marrëveshja duket ende e ndërlikuar, por më në fund e realizueshme, pas ngërçit që ka lindur, për shumë muaj, në frontin e luftës”, tha Meloni.