BOTA, 24 Shtator 2022, 15:51

Uragani i fuqishëm godet Japoninë, raportohet për 2 viktima! Mijëra familje pa energji elektrike

Uragani i fuqishëm godet Japoninë, raportohet për 2 viktima!

Një uragan goditi Japoninë qendrore gjatë ditës së shtunë. Shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta, shkaktuan vdekjen e dy persona dhe lanë dhjetëra mijëra familje pa energji, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo.

Qyteti Shizuoka, në jugperëndim të kryeqytetit, Tokio, u godit veçanërisht rëndë, tha Agjencia Meteorologjike Japoneze (JMA).

Një burrë rreth të 40-ave humbi jetën nga rrëshqitjet e dherave dhe një 29-vjeçar u gjet i vdekur pasi makina e tij u zhyt në një rezervuar, raportoi Kyodo.

Energjia u ndërpre gjithashtu për rreth 120.000 familje, tha furnizuesi Chubu Electric Poëer Grid Co, duke shtuar se rrëshqitjet e dheut kishin rrëzuar dy shtylla të energjisë elektrike.

“Kërkojmë ndjesë të thellë për shqetësimin e shkaktuar nga ndërprerja e energjisë elektrike. Ndërprerja po zgjatet për shkak të rrëshqitjeve të dheut, ndër faktorët e tjerë, por ne po bëjmë gjithçka që mundemi për ta rregulluar atë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha kompania në Twitter.