BOTA, 14 Gusht 2025, 19:32

Trump me "këmbë në tokë" për samitin me Putin: Synim arritja e një marrëveshjeje por ekziston një shans prej 25% që ky takim të mos jetë i suksesshëm

Trump me "këmbë në tokë" për samitin me

Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur së fundmi se kërcënimi i sanksioneve të reja kundër Rusisë ishte një faktor vendimtar në organizimin e takimit me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Ai theksoi se sanksionet ekonomike janë mjete shumë të fuqishme në negociata.

Presidenti amerikan sqaroi se takimi i nesërm do të synojë të arrijë një marrëveshje. Megjithatë, ai shmangu dhënien e detajeve rreth përmbajtjes së një marrëveshjeje të mundshme ose llojit të stimujve dhe sanksioneve që mund të vihen në tryezë. Ai gjithashtu theksoi se ekziston një shans prej 25% që ky takim të mos jetë i suksesshëm.

Trump tha se duhet të ketë një shkëmbim kufijsh midis Kievit dhe Moskës. Ai shtoi se synon të komunikojë me presidentin Volodymyr Zelenskyy, si dhe me udhëheqësit evropianë pas samitit, por sqaroi se nuk do të ftojë askënd nëse diskutimi me Putinin nuk do të funksionojë.

Kur u pyet për mundësinë e një konference të përbashkët për shtyp me presidentin rus, Trump theksoi se ende nuk është e sigurt nëse do të ketë një prezantim të përbashkët për median. Megjithatë, ai tha se të bëjë deklarata menjëherë pas takimit, pavarësisht nga rezultati.