TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në takimin e kabinetit të presidentit Donald Trump janë trajtuar një sërë çështjesh, duke përfshirë dhe krimin. Ai iu përgjigj kritikave të guvernatorit të Illinois, JB Pritzker, i cili e quajti Trump “një diktator” për planin e tij për të dërguar Gardën Kombëtare në Çikago.
“Thonë që jam diktator, por unë ndaloj krimin. Shumë njerëz thonë: nëse është kështu, më mirë të kem një diktator,” tha Trump.
“Unë nuk jam diktator, unë thjesht duhet të ndaloj krimin… Pritzker duhet të më thërrasë dhe të thotë, ‘Mund të dërgosh trupat? Gjendja ka dalë jashtë kontrollit’”, raporton BBC.
Trump gjithashtu zgjeroi komentet e mëparshme rreth mundësisë për të futur dënimin me vdekje si masë ndëshkimore në Uashington DC, ku ai po përpiqet të luftojë krimin dhe problemet me personat pa strehë.
“Nëse dikush vret dikë në kryeqytetin Uashington, DC, ne do të kërkojmë dënimin me vdekje”, tha Trump.
Dënimi me vdekje u hoq në Distriktin e Kolumbisë në vitin 1981, megjithëse ai mbetet i mundur për disa krime federale. Sipas Qendrës së Informacionit për Dënimin me Vdekje me bazë në DC, ekzekutimi i fundit në Uashington DC u krye në vitin 1957.