BOTA, 26 Gusht 2025, 18:02

Romë, 60-vjeçarja sulmohet teksa shëtiste qenin, policia kap autorin brenda ditës

Romë, 60-vjeçarja sulmohet teksa shëtiste qenin, policia kap

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në zonën Tor Tre Teste të Romës, ku një grua 60-vjeçare është sulmuar seksualisht dhe është kërcënuar me thikë teksa po shëtiste qenin e saj.

Autori i dyshuar, një shtetas 26-vjeçar nga Gambia, është arrestuar nga karabinierët pak orë pas ngjarjes, falë hetimeve të shpejta dhe përshkrimit të saktë të dhënë nga viktima. Autoritetet kanë përdorur gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë dhe gjurmët GPS të telefonit të viktimës, i cili ishte vjedhur gjatë sulmit.

I riu është kapur ende me të njëjtat veshje të përdorura gjatë ngjarjes – një palë këpucë dhe një kapelë – të cilat ndihmuan në identifikimin e tij. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar fajësinë dhe ka deklaruar se ishte nën efektin e drogës, konkretisht kokainës, në momentin e krimit.

Ndaj tij janë ngritur akuzat për përdhunim dhe grabitje me armë të ftohtë, ndërsa pritet vërtetimi i masës së arrestit nga Gjykata e Romës.