BOTA, 26 Gusht 2025, 14:34

Aeroplani i Air China bën ulje emergjente në Siberi, shkak u bë...

Aeroplani i Air China bën ulje emergjente në Siberi, shkak u

Një Boeing 777, i Air China me 265 pasagjerë pësoi një defekt në motor ndërsa ishte duke udhëtuar për në Pekin.

Ekuipazhi i fluturimit u devijua në aeroportin e Nizhnevartovsk në Siberinë perëndimore, tha Autoriteti Rus i Aviacionit Civil (Rosaviatsia). Vendimi u mor për arsye sigurie, pasi defekti u zbulua gjatë fluturimit dhe bëri të nevojshme një ndryshim të planit.

Siç u bë e ditur, Air China dërgoi menjëherë një aeroplan rezervë në Nizhnevartovsk, i cili ishte planifikuar të mbërrinte më vonë po atë ditë, me qëllim transportimin e pasagjerëve në mënyrë të sigurt në destinacionin e tyre përfundimtar, Pekinin.