BOTA, 29 Nëntor 2021, 16:53

“Numri i mutacioneve shqetësues,” Fauci: Varianti i ri mund t’i shpëtojë mbrojtjes imunitare

“Numri i mutacioneve shqetësues,” Fauci: Varianti i ri mund

Varianti i ri i koronavirusit është bërë shqetësues për të gjithë botën, të paktën derisa agjencitë shëndetësore të kenë të dhëna të mjaftueshme rreth tij.

Këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan Joe Biden, Anthony Fauci, është shprehur se varianti i sapo zbuluar Omicron tregon shenja të transmetueshmërisë së shtuar. Për të shqetësues është fakti që ky lloj i virusit ka një numër të lartë mutacionesh. Ai parashikon gjithashtu një valë të pestë epidemide në SHBA nëse virusi nis të përhapet me shpejtësi.

“Tani për tani ne kemi dritaren e mutacioneve që janë në këtë variant të ri,” i tha për NBC, “dhe ato janë shqetësuese për faktin se ka rreth 32 ose më shumë variante në atë proteinë shumë të rëndësishme të virusit”.

Sipas Faucit, numri i lartë i mutacioneve mund të nënkuptojë që Omicron mund të ketë një avantazh në transmetueshmëri dhe se mund të shmangë mbrojtjen imune që fitohet në mënyrë natyrale, nga vaksina apo trajtime të tjera.

“Pra, nuk është e thënë domosdoshmërisht se kjo do të ndodhë, por është një tregues i fortë se ne me të vërtetë duhet të përgatitemi,” tha Fauci sipas raportimeve.

Fauci tregoi gjithashtu se si shifrat u shtuan në mënyrë dramatike në Afrikën e Jugut, ku u zbulua Omicron, për një periudhë të shkurtër.

 “Pra, qartë po jep tregues se ka aftësinë për të transmetuar me shpejtësi. Kjo është gjëja që na bën të shqetësohemi tani, por edhe të bëjmë presion mbi veten tonë tani për të bërë diçka…”

Qendra Federale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) deri më tani ka njoftuar se asnjë rast Omicron nuk është zbuluar në SHBA. 

Poll