BOTA, 29 Nëntor 2021, 16:42

Stuhia godet Stambollin, humbin jetën katër persona, 19 të plagosur. Probleme edhe në transportin detar dhe ajror

Stuhia godet Stambollin, humbin jetën katër  persona, 19 të

Një stuhi e fuqishme ka goditur Stambollin dhe pjesë të tjera të Turqisë të hënën, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke shkaktuar dëme të shumta në qytetin me 15 milionë banorë.

Një grua u vdiq në lagjen Esenyurt të Stambollit, ku erëra të forta shkatërruan një pjesë të një çatie e cila ra mbi gruan dhe fëmijën e saj, njoftoi agjencia shtetërore turke Anadolu. Fëmija mbijetoi porse me lëndime të ndryshme. Bashkia e Stambolli njoftoi dhe për tre persona të tjerë të plagosur.

Në një pjesë tjetër në Stamboll, erërat rrëzuan një objekt, shkulën pemë dhe përmbysën të paktën tre kamionë, raportoi televizioni privat NTV. Të paktën 19 persona u plagosën.

Bosfori, rruga e ngushtë ujore që ndan qytetin, u mbyll për trafikun detar dhe shërbimet e trageteve u anuluan.

Të paktën gjashtë fluturime të Turkish Airlines të planifikuara për t’u ulur në Stamboll u devijuan në qytetet e tjera si në Ankara dhe Izmir, tha një zëdhënës i linjës ajrore.

Në lagjen Karşiyaka të Izmirit, qyteti i tretë më i madh i vendit në bregdetin e Egjeut, era e fuqishme deri në 110 kilometra në orë krijoi dallgë të mëdha, duke zhytur një rrugë përgjatë bregut të detit.

Erërat e forta gjithashtu detyruan autoritetet të anulojnë shërbimet e trageteve midis vendpushimeve bregdetare të Bodrumit dhe Datca-s, njoftoi agjencia private e lajmeve DHA.