BOTA, 4 Qershor 2023, 19:10

Ministri kinez i Mbrojtjes: Një luftë midis Kinës dhe SHBA-së do të sillte një katastrofë për botën

Ministri kinez i Mbrojtjes: Një luftë midis Kinës dhe
Ministri kinez Li Shangfu

Ministri kinez i Mbrojtjes Li Shangfu, ka thënë se Pekini kërkon dialog për konfrontimin me Shtetet e Bashkuara, duke paralajmëruar se çdo konflikt midis dy kombeve do të sillte “katastrofë“ për botën”.

Lidhjet midis Uashingtonit dhe Pekinit janë të tensionuara për një sërë çështjesh, duke përfshirë Tajvanin, mosmarrëveshjet territoriale në Detin e Kinës Jugore dhe kufizimet e presidentit amerikan Joe Biden në eksportet e çipave gjysmëpërçues.

Nga ana tjetwr ushtria amerikane pretendoi se një ditë më parë, marina kineze kreu “manovra të pasigurta” pranë një destrojeri amerikan që kalonte tranzit në ngushticën e ndjeshme të Tajvanit, ndërsa Pekini akuzoi Uashingtonin për provokimin e rreziqeve dhe minimin e paqes dhe stabilitetit në rajo.

Më herët gjatë ditës, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha në takimin në Singapor se Uashingtoni ishte “thellësisht i përkushtuar” për të ruajtur status quo-në në Tajvanin e vetëqeverisur që Pekini e pretendon si territorin e tij.