BOTA, 7 Mars 2023, 10:14

FOTO/ Biden për pak rrëzohet në shkallët e avionit

FOTO/ Biden për pak rrëzohet në shkallët e avionit

Presidenti amerikan Joe Biden ka pasur sërish probleme në shkallët e avionit, në momentin që po ngjitej për në avionin presidencial të njohur si Air Force One. 80-vjeçari për pak sa nuk u rrëzua edhe as kësaj radhe diçka e tillë nuk u shpëtoi objektivit të kamerave.

Siç vë në dukje New York Post, kjo është hera e pestë që Joe Biden për pak rrëzohet në shkallët e avionit. Incidenti i fundit u regjistrua disa javë më parë kur ai po largohej nga Polonia pas udhëtimit të tij në Ukrainë.

80-vjeçari Biden pati të njëjtin problem gjithashtu në maj 2022, ndërsa hipi në Air Force One për një udhëtim në Illinois. Një muaj më vonë, ai desh u rrëzua teksa hipte në avion për një udhëtim në Los Anxhelos.

E njëjta gjë kishte ndodhur, edhe në mars 2021, kur ai po përgatitej për një udhëtim në Gjeorgji me zëdhënësen e atëhershme të Shtëpisë së Bardhë.

Këto incidente kanë shkaktuar reagimin e republikanëve të cilët akuzojnë Joe Biden se nuk ka aftësinë mendore dhe fizike për të mbajtur postin e presidentit të SHBA-së.