BOTA, 24 Shkurt 2022, 21:27

Lufta në Ukrainë/ Ministri i Shëndetësisë: Janë vrarë 57 ukrainas, 169 të plagosur! Ja thirrja për qytetarët

Lufta në Ukrainë/ Ministri i Shëndetësisë: Janë

Ministri i Shëndetësisë në Ukrainë, Viktor Lyashko raporton se deri më tani kanë humbur jetën 57 persona pas sulmit ushtarak nga Rusia.

Ai shprehet për median Interfax-Ukraine se janë plagosur 169 persona të cilët po marrin trajtim në spitale.

Sipas tij, sistemi shëndetësor në Ukrainë është në gjendje të stabilizuar.

Lyashko i bën thirrje qytetarëve të cilët kanë mundësi të marrin trajtim mjekësor në shtëpi, të largohen nga spitalet që t’i lirojnë vendin qytetarëve që kanë më tepër nevojë.