BOTA, 24 Shkurt 2022, 17:40

“Putin është në anën e gabuar të historisë”/ Përfundon mbledhja e vendeve të G7: Dënojmë aktet e tij

“Putin është në anën e gabuar të

Vendet e G7, Itali, Gjermania, Kanadaja, Franca, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA dënojnë vendimin e Presidentit Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën.

“Putin e ka vendosur veten në anën e gabuar të historisë”, thuhet në një deklaratë të përbashkët pas përfundimit të këtij takimi.

“Ne dënojmë Presidentin Vladimir Putin për refuzimin e dialogut dhe adresimit të problematiklave. Ne qëndrojmë të bashkuar me partnerët tanë, duke përfshirë NATO-n dhe shtetet e BE-së në krah të Ukrainës. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të ruajmë integritetin e rendit ndërkombëtar” – thuhet më tej në deklaratë.