TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hyn në fuqi armëpushimi 12-orësh mes Izraelit dhe Iranit, i njoftuar mbrëmjen e së hënës nga presidenti amerikan Donald Trump. Teherani dhe Trump konfirmuan hyrjen në fuqi të armëpushimit.
“Armëpushimi tani është në fuqi. Ju lutem mos e shkelni atë”, shkroi Trump në Truth Social.
Agjencia iraniane e lajmeve Fars, e afërt me qeverinë e Teheranit, raportoi se "pas sulmit të fundit me raketa, armëpushimi me Izraelin filloi në orën 7:30 të mëngjesit me orën lokale.
Disa orë pasi presidenti i SHBA njoftoi arritjen e një marrëveshjeje, u raportuan sulme me raketa në disa zona të Izraelit. Sirenat e alarmit ranë në Tel Aviv, Jerusalem dhe në shumë zona të tjera të qendrës së shtetit hebraik. Sipas raportimeve, 4 persona u vranë pasi një raketë goditi një ndërtesë banimi në Beer Sheva, ndërsa 22 të tjerë u plagosën.
Pavarësisht njoftimit të Iranit se armëpushimi ka hyrë në fuqi, alarme të reja u ngritën në Izrael dhe Bregun Perëndimor.
Trump njoftoi përmes Truth Social se ishte rënë dakord për një armëpushim "total" midis Iranit dhe Izraelit për t'i dhënë fund konfliktit të tyre aktual. Njoftimi erdhi disa orë pasi Irani nisi një sulm me raketa ndaj bazës ushtarake amerikane në Katar, në përgjigje të sulmeve amerikane ndaj objekteve të tij bërthamore;
Ndërkohë, ushtria izraelite ka thënë se qytetarët e saj tani mund të largohen nga zonat e mbrojtura, duke sinjalizuar fundin e kërcënimeve me raketa iraniane.