BOTA, 16 Janar 2025, 19:56

"Kanë blerë avionë luftarakë dhe armë të reja"/ Turqia: Greqia po armatoset për të na bërë presion

"Kanë blerë avionë luftarakë dhe armë të

Mediat turke kanë ngritur alarmin se Greqia po armatoset për ti bërë presion Turqisë, pasi ka blerë avionëve luftarakë Rafale dhe F-35, si dhe armë të reja.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, Greqia ka 24 avionë luftarakë Rafale nga Franca, dhe kaa shprehur interesim për të blerë të paktën 20 avionë luftarakë F-35 nga SHBA, si dhe po vazhdon me përmirësimin e F-16-ve. Në të njëjtën kohë, marrja e fregatave të reja tashmë ka filluar .

Në të njëjtën kohë, Turqia po avancon forcat e saj ajrore, me plane për të blerë 40 F-16 Blok 70 të reja nga SHBA dhe për të përmirësuar flotën ekzistuese F-16. Gjithashtu, po mendohet edhe furnizimi me 40 avionë luftarakë Eurofighter Typhoon nga vendet evropiane, me qëllim forcimin e fuqisë ajrore të Turqisë.

Sipas mediave turke, ekziston një mendim se pajisjet ushtarake të Greqisë nuk janë vetëm të karakterit mbrojtës . Ata argumentojnë se këto lëvizje synojnë të krijojnë “presion” ndaj Turqisë, veçanërisht në Egje dhe Mesdheun Lindor.

Këto analiza theksojnë se Greqia kërkon të forcojë praninë e saj ushtarake për të rritur fuqinë e saj negociuese për çështje gjeopolitike , si përcaktimi i zonave detare dhe shfrytëzimi i burimeve energjetike. Madje, disa analistë pohojnë se kjo strategji i shërben edhe marrëdhënieve të saj aleancë me vende si Franca dhe Shtetet e Bashkuara, duke forcuar rolin e saj si një partner i qëndrueshëm në rajon.

Në të njëjtën kohë, nuk mungojnë zërat që argumentojnë se Greqia përmes këtyre armatimeve kërkon të mbajë Turqinë në një gjendje gatishmërie të vazhdueshme , gjë që ndikon në vendimet strategjike turke. Kjo, sipas mediave turke, është një mënyrë indirekte presioni që synon kufizimin e lëvizjeve të Turqisë në rajon.