TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministrja Daneze Mette Frederiksen ka mbajtur mbrëmjen e të mërkurës një bisedë telefonike 45 minutëshe me presidentin e zgjedhur Amerikan Donald Trump ku ka shprehur sërish qëndrimin e saj se ishulli i Groenlandës nuk është në shitje.
Frederiksen ka ripërsëritur pohimin e bërë më parë prej saj se I takon Groenlandës që të vendosë vetë për të ardhmen e saj. Donald Trump ka shprehur përgjatë javëve të fundit se Shtete e Bashkuara duhet të blejnë ishullin e vetëqeverisur Danez që është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës për qëllime sigurie. Republikani që fitoi zgjedhjet e 5 nëntorit dhe pritet të marrë mandatin si presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara në 20 janar nuk ka përjashtuar as përdorimin e forces për marrjen e këtij ishulli duke lënë të hapur edhe mundësinë e një inkursioni ushtarak.
Pas telefonatës me Kryeministren Daneze Mette Frederiksen Trump nuk zgjodhi të jap një deklaratë publike, por në vend të dickaje të tillë ai publikoi në platformën e tij Truth Social një sondazh të vitit 2019 ku thuhet se 68% e popullsisë në Groenlandë mbështesin pavarësinë e ishullit nga Danimarka. Nga ana tjetër, Kryeministrja Daneze Mette Frederiksen ka organizuar mëngjesin e kësaj të enjteje një takim me krerët e biznesve më të mëdha të Groenlandës për të diskutuar hapat e ardhshëm që do të ndërmerren përballë deklaratave të Donald Trump.
Synimi i presidentit të zgjedhur Amerikan për blerjen apo marrjen me force të Groenlandës është kritikuar nga Bashkimi Europian me Unionin 27 anëtarësh që ka deklaruar se nuk do të pranojnë prekjen e kufijve të tyre.