BOTA, 16 Janar 2025, 16:56

E rëndë! 18-vjeçari sulmon me thikë mësuesen dhe dy nxënës, dy të vdekur

E rëndë! 18-vjeçari sulmon me thikë mësuesen dhe dy

Të paktën dy persona janë vrarë në një shkollë në veri të Sllovakisë, kur një nxënës sulmoi të tjerët me thikë. Zëdhënësja e ekipit emergjent, Danka Capakova tha për Reuters, se ekipe të shumta janë dërguar me urgjencë në shkollën e mesme në Spiska Stara Ves.

“Të paktën dy persona janë të vdekur dhe një tjetër i lënduar”, shtoi ajo. Në një postim në Facebook, policia sllovake njoftoi se një nxënës 18-vjeç ka sulmuar mësuesen dhe dy nxënës të klasës.

Ata shtuan se i dyshuari është arrestuar, kurse deri më tani nuk dihet numri i saktë i të lënduarve.