TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj rus, Vladimir Putin. Gjykata e ka akuzuar Putinin për kryerje të krimeve të luftës në Ukrainë.
Juristi Arlind Ahmetaj tha një intervistë për Euronews Albania se gjasat që ky urdhër arresti do të zbatohet janë të vogla.
Ai tha se gjithsesi ky urdhër krijon një lloj tensioni brenda ushtrisë se mund të pasohet me të tjera urdhër arreste në kupolën ushtarake.
Por nuk përjashtohet skenari që pasuesi i Putin në postin e presidentit ta dorëzojë vetë këtë të fundit në Hagë.
“Nëse Putin zëvendësohet nga një person tjetër në post, mund të ndodhë që ky person ta zbatojë vullnetarisht urdhrin e gjykatës dhe ta deportojë vetë Putin në Hagë. Kjo ka ndodhur në rastin e Sudanit dhe Serbisë”, tha juristi.