TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i gjyqësorit të Iranit, Mohseni Ejei, ka njoftuar sot se gratë që shkelin kodin islamik të veshjes do të ndëshkohen.
Sipas Reuters, ai konfirmoi se qeveria në Iran ende respekton kodin e veshjes, pas disa muajsh trazira që kanë tronditur atë vend.
“Heqja e hixhabit është e barabartë me shfaqjen e armiqësisë ndaj Republikës Islamike dhe vlerave të saj”. Personat që kryejnë një veprim të tillë jonormal do të ndëshkohen. Me ndihmën e gjyqësorit dhe ekzekutivit do të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për t'u përballur me njerëzit që bashkëpunojnë me armikun dhe bëjnë këtë mëkat që dëmton rendin publik”, tha Ejei.
Vdekja e 16 shtatorit e gruas kurde iraniane Mahsa Amini në paraburgim nga policia për shkelje të kodit të veshjes ndezi protesta në të gjithë vendin në një nga sfidat më të mëdha të Iranit që nga themelimi i tij në 1979.
Reuters kujton se forcat e sigurisë së vendit kanë shtypur me dhunë protestat.