BOTA, 6 Mars 2023, 19:12

“Muret po shemben, bien gurë”, pallati i dëmtuar nga tërmeti mbahet nga një kamionçinë në Hatay (VIDEO)

“Muret po shemben, bien gurë”, pallati i dëmtuar nga

Një ndërtesë 4-katëshe duhet prishur urgjent ndryshe do të rrezikojë jetë të tjera njerëzore në qytetin Hatay të shkatërruar nga tërmetet tragjike që ranë në Turqi dhe Siri, në 6 shkurt.

Një qytetar u shpreh se njerëzit që kalojnë këtu rrezikohen nga gurët që bien për shkak të erës.

“Mbrëmë pamë muret të shemben për shkak të erës, gurët bien. Ka një kamion. Ka edhe një cep të shembur. Duhet prishur sa më parë. Godina shqetëson qytetarët”, thotë ai, për ndërtesën që është anuar duke zënë poshtë edhe një kamionçinë.