BOTA, 5 Mars 2023, 20:07

Ministria e Jashtme e Ukrainës tregon pamjet e qytetit të rrafshuar nga sulmet ruse (FOTOT)

Ministria e Jashtme e Ukrainës tregon pamjet e qytetit të rrafshuar
Marinka, e shkatërruar nga rusët

Qyteti lindor i Ukrainës, Marinka, që ndodhet në rajonin lindor të Donteskut, është shkatërruar thuajse plotësisht nga sulmet ruse. Sipas mediave të huaja, Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka postuar në Twitter dy fotografi të tmerrshme të qytetit.

“Qyteti është i rrafshuar me tokën”, sipas fjalëve të ministrisë.

Pamjet me dron të filmuara për agjencinë e lajmeve AP kanë zbuluar imazhe të ngjashme.

Shefi i policisë së Marinkës, Artem Schus, ka thënë se qyteti i tij është “shkatërruar plotësisht”.

Përveç ushtarëve, Marinka është evakuuar tërësisht sepse “nuk ka asnjë mënyrë që popullata civile të jetojë atje”, tha Schus për AP javën e kaluar.

Ai beson se forcat ruse po rrafshojnë qëllimisht qytetin për të “shkatërruar të gjitha shtëpitë, pavarësisht nëse është një strehë civile apo një objekt ushtarak”.

“Ata shkatërrojnë gjithçka sepse, me taktikat e tyre, ata nuk mund të mposhtin trupat tona dhe përdorin shkatërrimin e çdo gjëje”, tha ai.

Kujtojmë se mijëra persona kanë humbur jetën si pasoje e agresionit të pajustifikuar rus në Ukrainë, të nisur në 14 shkurt të vitit të kaluar.