BOTA, 9 Korrik 2024, 22:50

Spitalet sekrete u ofrojnë kriminelëve fytyra të reja

Spitalet sekrete u ofrojnë kriminelëve fytyra të reja

Spitalet klandestine në Filipine kanë ofruar shërbime të kirurgjisë plastike për të arratisurit për t’i ndihmuar ata të shmangin arrestimin, thonë autoritetet.

Dy spitale të tilla të paligjshme mund të mbyllen “në javët e ardhshme” pasi policia bastisi të parin në periferitë jugore të Manilës në maj, tha një zëdhënës i policisë për BBC.

Mjetet e transplantit të flokëve, implantet dentare dhe mjetet për zbardhjen e lëkurës u sekuestruan nga spitali në Pasay City dy muaj më parë.

“Ju mund të krijoni një person krejtësisht të ri,” tha Winston John Casio, një zëdhënës i Komisionit Presidencial kundër Krimit të Organizuar (PAOCC).

Dy spitalet ilegale nën mbikëqyrje besohet të jenë katër herë më të mëdhenj se ai në Pasay, thanë autoritetet.

Tre mjekë, dy nga Vietnami dhe një nga Kina, një farmacist kinez dhe një infermiere vietnameze u arrestuan gjatë bastisjes së Pasay, asnjëri prej të cilëve nuk ishte i licencuar për të punuar në Filipine.

“Ato duken si klinika të rregullta nga jashtë, por sapo të hyni, do të tronditeni nga lloji i teknologjisë që ata kanë,” tha Casio.

“Këto spitale nuk kërkojnë kartat e duhura të identifikimit. Mund të jesh i arratisur, ose mund të jesh një i huaj i paligjshëm në Filipine,” tha ai.

Në dhjetor 2022, zyrtarët e imigracionit arrestuan një anëtar të dyshuar të mafies kineze, i cili dyshohet se iu nënshtrua një operacioni plastik për t’iu shmangur zbulimit. Raste të tilla mund të lidhen me spitalet e paligjshme, tha Casio.