AKTUALITET, 15 Shtator 2019, 17:10

Basketboll, Spanja pushton botën, thyen Argjentinën në finale

Basketboll, Spanja pushton botën, thyen Argjentinën në finale

Për herë të dytë në histori, Spanja shpallet kampione bote në basketboll për meshkuj. Në finalen e madhe përballë Argjentinës, iberikët zhvilluan një ndeshje perfeke duke dominuar kundërshtarin në çdo aspekt. Nën drejtimin e një italiani si Scariolo, Spanja nuk e vuri në asnjë moment në dyshim suksesin duke e mbyllur finalen me 20 pikë diferencë.

95-75 ishin shifrat e finales së madhe e cila pa sërish si protagonist, Marc Gasol. Pas medaljes së artë në 2006, ky ishte suksesi i dytë për gjigandin spanjoll që kompleton një vit perfekt pas triumfit në NBA. Në finalen për vendin e tretë, Franca morri një medalje të merituar, duke mundur surprizën Australi 67-59. Ky botëror i jep fund mitit amerikan me rekordmenët që nuk shkuan më shumë se vendi i 7-të.